Telegrafi

2Po2 paralajmëron projektin e ri pas hitit “Vida”

Hip hop ylli, 2Po2, ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

Vetëm pak kohë më parë ai lansoi projektin “Vida”.

Dhe, nuk ka vonuar shumë dhe ai nga Spanja ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

“Hello, #kaposhkojme, së shpejti”, u shpreh reperi nga Spanja.

Ka mundësi të mëdha që ky projekt të jetë bashkëpunim me Capital T.

Ky i fundit lansoi së fundmi projektin “Filma”.

Por, “Vida” nga 2Po2 që është po ashtu prodhim i Authentic Ent është një sukses shumë i madh që shënoi rikthimin e Besnikut.

Në rrjetin social YouTube jo vetëm që mori shumë shikime, “Vida” u komentua shumë pozitivisht çka vërteton se reperi vazhdon të bëjë muzikë cilësore. /Telegrafi/