Reperi i njohur 2po2 është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja Era Istrefi ka marrë nënshtetësinë shqiptare, përderisa publikoi pasaportën në rrjetet sociale.
Menjëherë pasi ndodhi kjo, janë publikuar shkrime në të cilat citohej se Era tashmë është 100 për qind shqiptare.
Por, një gjë të tillë e ‘kundërshton’ reperi 2po2, i cili përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ka treguar se nuk është pasaporta ajo që tregon se çfarë je në të vërtetë.
Ai ka shfaqur një imazh të pasaportës së Shqipërisë në Instagram, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar, se ai nuk e posedon një të tillë, por pasaportë franceze sepse jeton në Francë, ama kjo nuk e bën atë ‘100 për qind francez’.
Megjithatë, më pas reperi është penduar dhe ka vendosur ta fshijë postimin. /Telegrafi/