Telegrafi

2po2 dhe Capital T do të mbajnë sërish koncert në Prishtinë (Foto)

Reperët e njohur 2po2 dhe Capital T, këtë vit për herë të parë, kanë mbajtur koncert në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të karrierës së Capital T.

Koncerti i mbajtur më 11 korrik në një nga diskotekat më të njohura të Prishtinës, mblodhi mijëra njerëz, të cilët shijuan për herë të parë performancën live të “Authentic Ent.”

Mirëpo, 2po2 ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, se ky koncert do të përsëritet prapë, dhe atë vetëm një muaj më pas, më 11 gusht, në po të njëjtin vend.

Ngelet për tu parë nëse edhe koncerti i ardhshëm do të jetë i suksesshëm sikur i mëparshmi./Telegrafi/