Telegrafi

2po2 dhe Albulena Jashari sjellin “Future 2”, me plot hite të kënduara në versionin akustik (Video)

Reperi i njohur 2po2 ka publikuar pjesën e dytë të sesionit të ri të këngëve në versionin akustik “Future”.

Kësaj here ai vjen në bashkëpunim me artisten Albulena Jashari, me të cilën ka interpretuar disa këngë live.

“Duke e parë suksesin e sesionit të parë, kemi vendosur t’i realizojmë edhe dy pjesë me artistë të rinj, që do ta zëvendësojnë Nita Latifin (e cila këndoi në seszionin e pare), për shkak se janë shumë të talentuar, dhe sigurisht dëshira ime është që t’ju jepet sa më shumë hapësirë artistëve të rinj”, ka thënë 2po2 në një prononcim për Telegrafin.

Lexo po ashtu 2po2 vazhdon sesionin akustik "Future" me Albulena Jasharin dhe Yll Limanin, shpalos detajet e bashkëpunimit të ri (Foto/Video)

“Letër 1999”, “Beso”, “A e din”, “Kom ra n’dashni”, “Posh”, “Lejla” – janë këngët që dyshja interpretojnë live në këtë version, i cili ka ardhur mjaft i veçantë për fansat.

Ndryshe, për Telegrafin, 2po2 ka treguar se këtë sesion do ta vazhdojë edhe me pjesën e tretë, ku i ftuar do të jetë artisti i njohur Yll Limani.

“Jemi duke vazhduar sesionin e parë të ‘Future’ me vokalist tjetër dhe me këngë të tjera. Kjo është pjesa e dytë në të cilën vokaliste është Albulena Jashari, por së shpejti do të vijë edhe pjesa e tretë me artistin Yll Limani”, ka përfunduar 2po2 për Telegrafin.

“Future” është publikuar në YouTube me një klip të punuar nga produksioni Imagine Films. /Telegrafi/