Telegrafi

2po2 bëhet nostalgjik, sjell imazhe nga vitet 90′ kur kishte bishtaleca dhe pozonte me posterat e Tupacut

Foto: 2po2/Instagram

Reperi i njohur nga Prishtina, 2po2, është shumë i pëlqyer për muzikën që bën nga mijëra fansa shqiptarë.

Ai është mjaft aktive dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, reperi duket se është prekur nga nostalgjia, teksa ka publikuar disa imazhe të rralla të realizuar në vitet 90′.

Bëhet fjalë për kohën kur në modë ishin xhinset e kapura me kimone dhe flokët në stilin bishtalec.

Foto: 2po2/InstaStory

Në një fotografi tjetër të publikuar në InstaStory, 2po2 shihet duke mbajtur dy posterë të reperit të ndjerë Tupac Shakur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fotografie dytë është realizuar në vitin 1999, ku ai ishte ndër reperët e vetëm të asaj kohe dhe ndër më të pëlqyerit.

Foto: 2po2/InstaStory

Ai ka arritur që ta mbajë shumë të balancuar karrierën e tij muzikore, duke vazhduar të mbetet i pëlqyer për fansat edhe pas kaq vitesh. /Telegrafi/