Telegrafi

28 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë – sonte në Prishtinë do të ndezën qirinj në përkujtim të viktimave

Sot në Prishtinë do të ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Kështu ka bërë të ditur organizata YIHR.

“YIHR KS ju fton të na bashkoheni në eventin e ndezjes së qirinjve për 28 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Është 28 përvjetori i gjenocidit të Srebrenicës, por dhimbja dhe vuajtja janë akoma të freskëta. E ardhmja fillon vetëm me njohjen e të kaluarës, prandaj ne do bashkohemi për të kujtuar dhe ndriçuar mbi ngjarjet tragjike, çnjerëzore të para 28 viteve”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti do të mbahet sonte te sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar, në orën 20:30, për të përkujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Më shumë se 8 mijë meshkuj myslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë. /Telegrafi/