Sot mbushën 104 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit shqiptarë nga Perandoria osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përpjekja për çlirim e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë evropianë nga perandoria osmane nuk janë ndalur asnjëherë deri në dëbimin e saj më 1912-të.
Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.
Në Shkup në kuadër të kësaj feste Komuna e Çairit në Sheshin Skënderbeu organizon program festiv me një koncert në të cilin do të marrin pjesë këngëtaret e njohura të estradës shqiptare Leonora Jakupi dhe Altuna Sejdiu- Tuna.
Në Tetovë me rastin e 28 Nentorit – Ditës së Flamurit kombetar USHT-ja organizon Akademi solemne. /Telegrafi/