Site icon Telegrafi

“27 prilli”, rikthehet “guri” para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Në hyrjen kryesore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përsëri rikthehet guri i një vit më parë, në përkujtim të ngjarjeve të 27 prillit.

Ndërkaq përfaqësuesit e ASH sot thanë që nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kanë marrë premtim se guri do të qëndroj gjithmonë në hyrje të Kuvendit dhe jo vetëm gjatë përvjetorit të kësaj ngjarje të përgjakshme.

“Jemi sot këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të përkujtuar 27 prillin e vitit 2017, ditën kur u rrëzua ,,Regjimi 10 vjeçar Gruevski-Ahmeti”. Një vit më parë pikërisht në këtë vend, në hyrje të Kuvendit vendosëm një gurë me mbishkrim ,”27 prill 2017″ që simbolizon ditën kur u bë kthesa historike dhe u përmbys regjimi. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodh pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendosë këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë, gurë i cili simbolizon edhe sakrificën por edhe ikjen e Ali Ahmetit në momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit tonë, 27 prilli ishte dita kur po vendosej mbi fatin e vendit se nga do të lëvizim, drejt NATO ose drejt Rusisë dhe pikërisht atë ditë Ali Ahmeti iku. Edhe pas një viti nuk dihet se ku ka përfunduar ai gurë, prandaj sot i bëjmë pyetje publik – Ku mbeti premtimi i Talat Xhaferit dhe përse nuk është vendosur guri në hyrje të Kuvendit?”, pyesin nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat-M/

Exit mobile version