Site icon Telegrafi

Më 27 prill në Kuvend, SPB Shkup kishte në dispozicion dyfish më pak policë se sa më parë

Në mbledhje e MPB-së gjatë përgatitjes së planeve dhe mënyrave për veprim gjatë kohës së protestave të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” ishte thënë se nevojiten më shumë policë që të mund të përballen me situatën. Këtë sot pasdite në Gjykatën Penale në Shkup e dëshmoi ndihmës shefi për Siguri të Përgjithshme pranë SPB Shkup, Kiril Boshkoski.

Ai në seancën për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë tha se personat përgjegjës nga MPB-ja kishin tre mbledhje, ndërsa në njërin prej tyre kishte marrë pjesë edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. Në të gjitha takimet për të cilat ishte përgatitur procesverbale, nga ana e SBP Shkup ishte thënë se në polici nevojitet për disa skenarë të bëra, si dhe për skenarin me protestë duke përdorur armë.

Dëshmitari ceku se në asnjërin rast, SPB Shkup nuk e kishte shqyrtuar mundësinë për atë se si të reagojë dhe të bëjë plan nëse një pjesë e masës hyn në Kuvend, ndërsa shkak për këtë ishte fakti se strukturat përgjegjëse për sigurimin e objekteve vitale i kishin bindur se me forcë nuk mund të thyhen dyert e Kuvendit nëse ato nuk janë të siguruara në mënyrë adekuate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boshkoski më 27 prill ishte në Shtabin Operativ të SPB Shkup ku kishte marrë informacion nga sigurimi rreth Kuvendit se ka rreth 3000 protestues dhe se atmosfera është e tensionuar. Më pastaj kishte marr njoftim se një pjesë e turmës e kishin thyer rrethojën mbrojtëse dhe se po tentojnë të hynë në Kuvend nga hyrja kryesore dhe nga hyrjet tjera.

Nga fillimi i protestave deri më 27 prill, SPB Shkup, sipas dëshmisë së Boshkoskit, ka angazhuar forcat maksimale të sigurisë, që i kanë pasur në dispozicion. Në ditët në vjim kjo shifër ka qenë pesë njësi policore, gjegjësisht 150 policë dhe po aq forca shtesë në gatishmëri. Më 27 prill, SPB Shkup ka disponuar me 90 zyrtar policor dhe vetëm dy njësite, gjegjësisht 60 policë rezervë.

Në ora 18:30 Boshkoski ka marrë thirrje se turma para Kuvendit bëhet më agresive, pas së cilës ka realizuar kontakt me një anëtar të Shtabit operativ, të pandehurin Dushko Llozarov, i cili i ka dhënë orientime policisë që të sistemohet para dyerve dhe të mos lejohet hyrje në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version