Site icon Telegrafi

26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes.

Osmani thekson se Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe  njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja.

Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version