Site icon Telegrafi

25 vjetori i intervenimit të NATO-s, ambasadori i Kosovës në Londër takohet me ish-sekretarin Robertson dhe gjeneralin Jeckson

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti mori pjesë në ekspozitën e organizuar me rastin e 25 vjetorit të intervenimit të NATO-së në Kosovë nga Heartstone në ‘Tower of London’.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se të pranishëm në ekspozitë ishin personalitete të shquara  të cilët ishin vendimarrës në parandalimin e gjenocidit në Kosovë, siç është Lord Robertson, Lord Carington, Gjeneral Sir Michel Jeckson, ushtarë dhe të tjerë që kanë shërbyer në Kosovë.

“Me këtë rast Ambasadori i përshëndeti të ftuarit me një fjalë rasti ku dhe falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për lidershipn që kishin në kuadër të NATO-s, dhe kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë. Ai gjithashtu foli për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që çdo ditë po forcohen si dhe për mundësin e investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version