Site icon Telegrafi

25 vjet pavarësi, shifra alarmante të qytetarëve që kanë ikur nga Maqedonia (Dokument)

Sot është dita e pavarësisë për Maqedoninë, një shteti që “suksesin” më të madh të ekzistencës mund ta ketë largimin masiv të qytetarëve. Për këtë flasin faktet tronditëse nga Banka Botërore, që tregojnë se nga ky shtet, që nga viti 1960, janë shpërngulur 400.000 njerëz të cilët kanë kërkuar një jetë më të mirë diku në Perëndim e assesi në Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni ju përcjell shifrat dëshpëruese që tregojnë se në periudhën 1990-2000 janë shpërngulur 118.680 njerëz! Kjo ka qenë fazë e tranzicionit dhe e kompanive piramidale që kanë gënjyer qytetarët me mbledhjen e fondeve në formë të kursimeve.

Në periudhën tjetër dhjetëvjeçare, nga viti 2000 deri në vitin 2010, janë shpërngulur 105,895 persona. Kjo periudhë ka përfshirë dëshpërimin e qytetarëve nga pasojat e konfliktit të vitit 2001 e sidomos ndasitë e mëdha në mes dy popujve – shqiptar dhe maqedonas.

Në periudhën 2010-2013 ka pasur rekord të njerëzve të larguar nga Maqedonia: 179,174! Në këtë periudhë thuhet se ka ndikuar dëshpërimi i njerëzve nga kriza ekonomike globale që u manifestua edhe në Maqedoni.

Për shpërnguljet nga viti 2013 e deri sot, të dhëna ende nuk ka. /Telegrafi/

Më shumë informacione rreth migrimit nga shtetet – ku përfshihet edhe Maqedonia – mund të gjeni KËTU!

 

 

 

Exit mobile version