Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa, gjersa theksoi se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë.
Osmani thekson se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet.
“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.
Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.
Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, shkruan presidentja. /Telegrafi/