Telegrafi

25 parti formojnë koalicionin ”Për një Maqedoni më të mirë”, u prinë OBRM-PDUKM-ja

Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë”, i përbërë nga 25 parti politike dhe i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja e ka nënshkruar deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni premton një fushatë pozitive dhe fitore në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, ndërkaq deklarata është nënshkruar nga 25 partitë politike, të cilët u zotuan për një cikël zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Koalicioni premtoi vende të reja pune, rritje ekonomike, mirëqenie më të mirë, rroga më të larta, pensione dhe ndihmë sociale, subvencione për bujqit, ndërtim të rrugëve moderne dhe infrastrukturë hekurudhore.

Qëllime më të larta të koalicionit përmenden anëtarësimi në NATO dhe BE./Telegrafi/