Dueli i kategorisë së rëndë në boksin botëror që konsiderohet si dueli i vitit mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos, ka tërhequr vëmendjen edhe të atyre që nxjerrin favoritët nga ky duel.
Në Britani tashmë si një mani po vihen bastet për duelin e madh të boksit, ku mediat britanike raportojnë për 25 milionë funte baste vetëm në këtë vend, shkruan Telegrafi.
Parashikimi i vënies së basteve për mbarë botën mund të tejkalojë shumën e 100 milionë funteve çka përbën një rekord në vete.
Mediat britanike raportojnë se në Britani basti për këtë duel është luajtuar në formë patriotike të prerë për një fitore të Joshuas, thua se humbja është jashtë secilës gjase për të.
“Ky mund të jetë dueli më i madh i boksit në aspektin e basteve në histori”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë William Hill.
Anthony Joshua ka kuotë 1.40 dhe është favorit i madh ndaj Klitschkos i cili ka kuotë të lartë prej 3.25.
Dueli mes dy boksierëve zhvillohet nga ora 23:00 në Wembley të Londrës. /Telegrafi/