Topçinjtë kanë fituar dy tituj të Ligës Premier dhe një mori trofesh të tjerë që nga viti 2000 në Angli – por cilët janë performuesit e tyre më të mirë?
Arsenali filloi shekullin e XXI të si një nga dy skuadrat më të mira në Angli. Njëzet e pesë vjet më vonë, ata janë në të njëjtin pozicion. Megjithatë, vitet në mes nuk ishin të shkëlqyeshme.
Ndërsa fillimi i viteve 2000 përfaqësoi një nga epokat më të mëdha në historinë e Topçinjve, e mbyllur nga sezoni ikonik 2003-04, që njihet edhe si “Invincibles”, vitet 2010 u karakterizuan nga zhgënjimi ndërsa Arsene Wenger luftoi të kishte ekip konkurrues.
Ardhja e Mikel Artetas nisi procesin e kthimit të Arsenalit në statusin e pretendentit për titull, por ai rrugëtim nuk ka qenë aspak pa dhimbje.
Por edhe kur Arsenali ka përjetuar sezone të dobëta, gjithmonë ka pasur shumë lojtarë të mrekullueshëm që ndihmonin për argëtimin e tifozëve.
Nga yjet me mentalitet që frymëzuan edicionet e fitimit të titullit në Ligën Premier, te heronjtë e rinj që kanë ndihmuar në rikthimin e kohëve të mira.
Mediumi GOAL ka renditur ajkën absolute të lojtarëve të Arsenalit nga ky çerek shekulli…
25# Sylvain Wiltord
24# Bacary Sagna
23# Laurent Koscielny
22# Pierre-Emerick Aubameyang
21# Ray Parlour
20# Aaron Ramsey
19# Bukayo Saka
18# Santi Cazorla
17# Martin Keown
16# Martin Odegaard
15# Lauren
14# Nwankwo Kanu
13# Alexis Sanchez
12# Jens Lehmann
11# Kolo Toure
10# Ashley Cole
9# Robin van Persie
8# Gilberto Silva
7# Cesc Fabregas
6# Sol Campbell
5# Freddie Ljungberg
4# Robert Pires
3# Patrick Vieira
2# Dennis Bergkamp
1# Thierry Henry
/Telegrafi/