Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Hovenier ka thënë se në këtë ditë 247 vjet më parë themeluesit e Shteteve të Bashkuara deklaruan të drejtat e patjetërsueshme.
“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier.
Today, Americans in the United States and around the globe celebrate our nation’s Independence Day. #OnThisDay 247 years ago, the founders of the United States of America declared the inalienable rights of “life, liberty, and the pursuit of happiness.”
Happy 4th of July! pic.twitter.com/g3qjWnGu2T— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 4, 2023
Edhe ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka uruar qytetarët amerikanë për ditën e pavarësisë.
“Më 4 korrik 1776, SHBA-të shpallin pavarësinë e saj, duke deklaruar se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe kanë të drejtën për “jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Çdo vit festimet janë të ndryshme, por gëzimi është i njëjtë: për lirinë. Gëzuar”, thuhet në urimin e ambasadës. /Telegrafi/
On July 4, 1776, 🇺🇸 declared its independence, proclaiming "all men are created equal" & entitled to "life, liberty, & the pursuit of happiness”. Every year the celebrations are different, but the joy is the same: for freedom and liberty. Happy 4th! #USAinKosovo pic.twitter.com/bCZZqv1G0b
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 4, 2023