Site icon Telegrafi

23 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë, momenti kur Rexhep Selimi lexoi deklaratën

Sot u bënë 23 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Lexo po ashtu Kujtesë: 19 vjet nga dalja e UÇK-së, në skenë (Video)

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vet ushtarët e saj, kurse e lexoi Rexhep Selimi. Vështirë të mendohej në atë kohë se ajo copë letër, që për ushtarët e UÇK’së dukej shumë e thjeshtë, një ditë do të kishte rëndësi historike. /Telegrafi/

Më poshtë vido nga ky moment historik:

 

Exit mobile version