Rrethojat e shkollës thuhet se u bënë shkak i vdekjes së një 19-vjeçari. Besim Krabaj, nga paniku kur kishte parë Policinë te jetë futur në oborrin e “Lekë Dukagjinit” në kërkim të lëndëve të lehta të narkotikëve, tentoi t’i kalojë pengesat. Në përpjekje për ta bërë këtë, ai u rrëzua me shpinë dhe për pasojë mbeti i palëvizshëm.
Familja e të riut po pretendon se djali i tyre u keqtrajtua nga Policia, edhe pse ishte i lënduar.
Krabaj vdiq më 8 korrik.
Zyrtarët e spitalit ku ishte dërguar Krabaj, tregojnë cila ishte gjendja e tij në pranim.
Nga Prizreni, 19-vjecari ishte dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Aty u operua, por më pas, siç thonë familjarët, i filluan gjakderdhjet në mushkëri.
Disa dëshmitarë të ngjarjes që kishte ndodhur më 13 qershor në shkollën “Lekë Dukagjini”, pretendojnë po ashtu se Policia ushtroi dhunë.
Nëna e tashmë të ndjerit, i cili ka qenë dashur të fejohet më 23 korrik, tha se nuk e ka gjetur dosjen e djalit të tij në Polici.
Policia mohon fshehjen e rastit, por edhe ushtrimin e dhunës.
Në këtë situatë, babai i 19-vjecarit po kërkon drejtësi.
Rasti është dërguar edhe në Inspektoratin Policor, gjë që e konfirmoi zëdhënësi i këtij mekanizmi, Arbër Beka, i cili tha se hetimet për këtë do të vazhdojnë. /Klan Kosova/
https://youtu.