Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga 22 përqind e votave të përpunuara (395.820 vota):
Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 20.419 vota apo 13,59%%,
Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 60.449 vota apo 40,22%%,
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 63.447 vota apo 42,22%.
Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 5.974 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 3.97%
Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve. /Telegrafi/