Site icon Telegrafi

22 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë dhjetorit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizaj gjatë muajit dhjetor 2023 janë raportuar 22 raste të dhunës në familje, për dallim nga muaji dhjetor i vitit 2022 që ishin raportuar 27 raste.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se Policia ndaj personave që kanë shkaktuar dhunë në familje, pas intervistimit nga policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka iniciuar kallëzim penal për procedura tjera hetimore.

“Policia rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version