Dy javë më parë Pushteti në Bashkinë e Shkupit njoftoi subvencionimin me nga 500 euro për amvisëritë të cilat do të ngrohen me stufë peletash, duke mos qenë të kyçura në ngrohtoren e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri te Qyteti i Shkupit janë paraqitur 218 kërkues për rimbursimin e kostove të qytetarëve në qytet për të blerë stufa peleti.
Siç njofton Qyteti i Shkupit, Komisioni tashmë ka filluar të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe gjatë ditës së nesërme do të inspektojë furrat e instaluar te aplikantët që i plotësojnë kërkesat. /Telegrafi/