Prokurori i Prokurorisë së Posaçme SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 21 urdhër arreste.
““Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë”, tha Mara.
“Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal. Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë”, shtoi prokurori.
Për këtë operacion SPAK, bashkëpunoi me prokurorinë e Firences nën koordinimin e Eurojust.
Ndër të tjera Mara bëri me dije se kanë nisur hetimin për 21 anëtarët e grupit kriminal ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti.
Mes tyre mësohet se mes të arrestuarve është dhe një polic nga strukturat e kufirit Shkodër i identifikuar si Marash Gjoni.