Site icon Telegrafi

2020-ta, viti më i suksesshëm për Kiddën me vetëm katër këngë – numëron miliona klikime në YouTube

Kidda (Foto: Instagram)

Reperi shqiptar, Kidda, gjatë këtij viti ka korrë suksese të mëdha më projektet që ka realizuar.

Artisti i njohur në këtë vit solli vetëm katër këngë të reja, por që u pritën shumë mirë nga publiku dhe mblodhën miliona klikime në YouTube.

“Ça po thu”, “Loca”, “Malli” dhe “Cataleya”, janë projektet që solli, të cilat kanë arritur ta shndërrojnë atë në një reperët më të suksesshëm të vitit 2020.

Kidda (Foto: Instagram)

Në një postim të ndarë në InstaStory, Kidda tregon se ka arritur të mbledhë rreth 118.162 abonues dhe 99.9 milionë klikime në kanalin YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Është e lehtë të thuash se 2020 ka qenë viti më i suksesshëm i imi, edhe pse lansova vetëm katër këngë. Mezi po pres për të tjerat në 2020”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Artisti, i cili jeton dhe vepron në Suedi, gjatë vitit 2021 do të sjellë duete edhe me emra të njohur ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version