200 milionë funte ose 260 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar veror.
Kjo është shumë e kërkuar nga Pep Guardiola për të shpenzuar gjatë verës për të përforcuar.
Për drejtuesit e Citizens, ky pozicion ishte poshtë mundësive të futbollistëve, por nuk mendon kështu Pep, i cili nga skuadra aktuale mendon se vetëm tre ose katër elementë mund të mbijetojnë në formacionin e titullar.
Ata janë Sergio Aguero, Kevin De Bruyne, Fernandinho e ndoshta edhe kapiteni Vicent Kompany.
John Stones i Evertonit pëlqehet nga të gjithë, ndërsa Evertoni kërkon të paktën 60 milionë euro. Laporte i Athletic Bilbaos konsiderohet si një alternativë më e mundshme.
Talenti i Schalkes, Leroy Sane është një tjetër objektiv i Guardiolas, që si blerje të parë siguroi Ilkay Gundogan, për të cilin marrëveshja me Dortmundit do të mbyllet javën e ardhshme për 26 milionë euro.
Ndër kërkesat e Guardiolës përfshihet edhe portieri Andre Ter Stegen, që mund ta largojë Joe Hart.
Edhe Raheem Sterling, nuk duhet të qëndrojë i qetë, sepse tiki-taka e Guardiolës nuk i përshtatet lojës së tij.
Paketën me tetë përforcime për ish-trajnerin e Bayernit e plotësojnë Jack Ëilshere, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Danny Rose.