Telegrafi

Me 200 kilometra në orë u fut me veturë në qendrën e qytetit rus, shtypi këmbësorët – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një shofer rus shtyp me veturë disa këmbësorë përfshirë edhe një fëmijë – kur me 200 kilometra në orë u fut në qendër të qytetit dhe filloi “sulmin” me qëllim që të vret sa më shumë njerëz.

Dëshmitarët e rastit kanë pranuar se ishte një mrekulli se si askush nuk ka humbur jetën në këtë incident të tmerrshëm në Yekaterinburg të Rusisë, që la një nënë dhe foshnjën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin veturën Honda CR-V duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të qendrës së qytetit, duke i goditur këmbësorët, të cilët i hodhi disa metra lart.

Por, pasi që u përplas në shtyllë elektrike, shoferi mbylli dyert e veturës nga frika se qytetarët e nervozuar do ta sulmojnë për shkak të veprimi të pamenduar mirë.

Vogëlushi dyvjeçar shihet se si fluturon në ajër nga karroca në të cilën gjendej. Si pasojë e përplasjes ai ka pësuar lëndime në kokë ka njoftuar kujdestarja e tij duke shtuar se është në koma.

Ndërkaq e ëma e tij 29-vjeçe, ka thyer boshtin kurrizor dhe është në qendrën e kujdesit intensiv. Gjithashtu është lënduar edhe një 36-vjeçar që mbeti me dy këmbët e thyera.

E shoferi i veturës i identifikuar vetëm si Vladimir P, 50-vjeç, është duke u hetuar për tentim vrasje. /Telegrafi/