Policia e Kosovës në Ferizaj, po vazhdojnë të jenë aktiv në mbajtje të rendit dhe ligjit në komunikacion duke shqiptuar masa të rënda për kundërvajtësit. Zyrtarë të këtij stacioni, pas marrjes së informacionit nga qytetarët se në rrugën ’’Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj një shofere e veturës “Renault” ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.
“Policia e ka identifikuar shoferen R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.