Telegrafi

20 Vjetori i Themelimit të AAK-së në Pejë, Haradinaj nderon disa personalitete me Mirënjohje ‘Post Mortum’

Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e themelimit të partisë ka filluar vizitat në Pejë.

I shoqëruar nga kreu i degës Ali Berisha, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e ngushta të degës, nën masat e distancës sociale.

Në takim, në mesin shumë mirënjohjeve për kontribuuesit e këtij subjekti, numri një i AAK-së Ramush Haradinaj ka ndarë edhe Mirënjohje Post-Mortum, në këtë rast për të ndjerët, Riza Lluka, Riza Sapunxhiu, Haki Mulhaxha.

Të njëjta mirënjohje u ndanë edhe për aktivistë nismëtarë, Angjelina Bardhaj, Jahë Mulliqi, Aziz Krasniqi, Vahid Krasniqi, Rexhep Hyseni, Ali Kuka, Bexhet Rushiti, Isa Muqolli, Shefqet Osmani, Sefedin Përgjegjaj, Azem Selimaj dhe Shefqet Blakaj. /Njeshi/