Telegrafi

20 vjet pas bëhet varrimi i mitrovicasit Selahedin Mehmeti

Foto: Ilustrim

Mbetjet mortore të cilat janë gjetur në veri të Mitrovicës, i përkasin tashmë të ndjerit Selahed Mehmeti nga Mitrovica, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në atë kohë si 26 vjeçar.

Familjarët e të ndjerit përmes rrjetit sociale në Facebook kanë bërë të ditur se varrimi i eshtrave të tij do të bëhet sot në orën 16:20, në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë.

Lexo po ashtu ​Kurti: Eshtrat që u zhvarrosën në Kishevak iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se kanë pranuar informacione se eshtrat që janë zhvarrosur në Kishevak iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se deri më tani ka dy identifikime të reja për të cilat janë në komunikim me familjet e personave të identifikuar. /Telegrafi/