Telegrafi

20-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Korçës, detajet e para

Një 20-vjeçar në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë pasi ka shkuar me urgjencë në spital.

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se shtetasi M.Ll., është ndjerë keq në një lokal në Bilisht, dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20pvjeçarit. I riu ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti behet autopsia , për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit. /Telegrafi/