Telegrafi

20 lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit (Foto)

Nëse kalimi i Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United, për 125 milionë euro do të konfirmohet, ky do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Pogba do të thyej rekordet e transferimit të Gareth Bale, Cristiano Ronalos, Neymar e shumë të tjerë.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Më poshtë po ju njohim me 20 lëvizjet e kryera, në pritje të zyrtarizimit të Pogba në “Old Trafford”, më të kushtueshme në historinë e këtij sporti, sipas një rendi zbritës.

Anthony Martial: në sezonin 2015-2016 kaloi nga Monako te Manchester United për 50 milionë euro

Alex Teixeira: në sezonin 2015-2016 kaloi nga Shakhtar Donetsk te Jiangsu Suning për 50 million euro

Gianluigi Buffon: në sezonin 2001-2002 kaloi nga Parma te Juventusi për 52,880,000 euro.

Hulk: në sezonin 2012-2013 kaloi nga Porto te Zenit St Petersburg për 55 milionë euro.

Hernan Crespo: në sezonin 2000-2001 kaloi nga Parma te Lazio për 55 milionë euro.

Fernando Torres: në sezonin 2010-2011 kaloi nga Liverpool te Chelsea për 58.5 milionë euro.

Luis Figo: gjatë sezonit 2000-2001 kaloi nga Barcelona te Real Madrid për 60 milionë euro.

Sterling Raheem: në sezonin 2015-2016 kaloi nga Liverpool te Manchester City për 62.5 milionë euro.

Angel Di Maria: në sezonin 2015-2016 u zhvendos nga Manchester United te PSG për 63 milionë euro.

Edinson Cavani: në sezonin 2013-2014 kaloi nga Napoli te PSG për 64.5 millionë euro.

Kaka: në sezonin 2009-2010 kaloi nga Milani te Real Madrid për 65 milionë euro.

Zlatan Ibrahimovic: në sezonin 2009-2010 kaloi nga Interi te Barcelona për 69.5 milionë euro.

Zinedine Zidane: në sezonin 2001-2002 kaloi nga Juventusi te Real Madrid për 73.5 milionë euro.

Kevin De Bruyne: në sezonin 2015-2016 kaloi nga Wolfsburgu te Manchester City për 74 milionë euro.

James Rodriguez: në sezonin 2014-2015 kaloi nga Monako te Real Madrid për 75 milionë euro.

Angel Di Maria: në sezonin 2014-2015 kaloi nga Real Madrid te Manchester United për 75 milionë euro.

Luis Suarez: në sezonin 2014-2015 kaloi nga Liverpool te Barcelona për 81.72 milion euro

Neymar: në sezonin 2013-2014 kaloi nga Santos te Barcelona për 88.2 milionë euro.

Gareth Bale: në sezonin 2013-2014 kaloi nga Tottenham te Real Madridi për 101 milionë euro. 

Cristiano Ronaldo: në sezonin 2009-2010 kaloi nga Manchester United te Real Madrid për 104.7 milionë euro.

Paul Pogba: nëse do të konfirmohet kalimi i mesfushorit nga Juventusi te Manchester United, francezi do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, me 125 milionë euro, nga të cilat, pak më shumë se 100 milionë do të përfundojnë në arkat e Juventusit.