Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton po vazhdon të jetë aktiv në sjelljen e projekteve të reja.
Rap-artisti nga Ferizaj tashmë ka njoftuar se një këngë e re nga ai është drejtë finalizimit.
Përmes postimeve në Instagram, autori i “Falem” ka zbuluar për adhuruesit e këngës së tij se një e tillë nga ai pritet të lansohet këtë të shtunë, më 22 prill.
Në disa postime të tjera, 2 Ton ka lënë të kuptohet se projekti do të jetë një bashkëpunim me një artisti teksa do të kompletohet edhe nga ana vizuale.
“T’kuptoj”, 22.04″, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimeve.
Projekti i fundit nga Arton Avdylit (emri i plotë) mban titullin “Si era” që e publikoi në mars të këtij viti.
Ndërkohë, reperi edhe në këtë periudhë të vitit po vahzdon të jetë prezent me koncertet.