Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton ditë më parë paralajmëroj se është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Ndërsa, së fundmi reperi nga Ferizaj ka bërë të ditur edhe kohën e lansimit të këngë që mban titullin “Adrenalina”.
Arton Avdyli (emri i vërtet) ka postuar një video të shkurt nga studio muzikore përmes të cilës ka njoftuar se projekti do të lansohet të premten, më 16 shtator.
“Adrenalina, të premten”, ka shkruar rap-artisti në mbishkrimin e postimit që ndau me fansat në Instagram.
Ndërkohë, “Emocionona” mban titullin kënga e fundit e 2 Tonit që u publikua në fillim të muajit gusht dhe deri më tani ka grumbulluar gati gjashtë milionë klikime në YouTube.
Në anën tjetër, gjatë sezonit veror reperi ka qenë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/