Reperi 2Ton ka bërë të ditur se nesër (e premte) do ta publikojë këngën e re.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Arton Avdyli i ka paralajmëruar fansat e tij për projektin e ri muzikor.
Ai e ka postuar edhe një video të shkurtër që është një fragment nga videoklipi i këngës së re.
“Nesër ora 17:00. ‘Shum Telefona’”, ka shkruar reperi në një postim në Instagram.
“Melissa” është një prej projekteve të fundit të 2 Ton që është publikuar gjatë verës së këtij viti.
Videoklipi i kësaj kënge u lansua në fund të muajit qershor, ndërsa deri më tani numëron mbi 16 milionë shikime në YouTube.
Më herët, ai kishte publikuar bashkëpunimin me Labinot Tahirin, Zemra Jem. /Telegrafi/