Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“A t’ka mar malli” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar vet artisti, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur Ero.
Videoklipi ndërkaq i është besuar produksionit të njohur nga Prizreni, “XL Films”.
Projektin të plotë tashmë e gjeni në platformën YouTube në kanalin zyrtar të 2 Ton.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë shumë i pëlqyer ndonëse numëron vite të shumta në skenë.
Ai i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor e po ashtu edhe fansave e publikut. /Telegrafi/