Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, e kishte paralajmëruar për sonte (e premte) publikimin e këngës së tij më të re.
Mirëpo kënga me titull “Fytyra jote” e paraparë të publikohej sot, është shtyrë për ditën e nesërme (e shtunë), dhe këtë e ka bërë të ditur vet reperi ferizajas përmes një njoftimi në InstaStory.
2 Ton ka bërë të ditur se kjo shtyrje është bërë për shkak të ndarjes nga jeta të aktorit të humorit, Rasim Thaçi – Cima.
“Për shkak të vdekjes së aktorit tinë Rasim Thaçi – Cima, klipi shtyhet për nesër! Ngushëllime familjes”, ka shkruar 2 Ton.
Reperi nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, është njëherësh duke shijuar edhe suksesin e projektit të tij muzikor “Kampion”, të cilin e publikoi vetëm pak javë më parë.
Përndryshe, humoristi Rasim Thaçi – Cima humbi betejën e tij me virusin COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa varrimi i tij është paralajmëruar për të shtunën. /Telegrafi/