Telegrafi

2 Ton publikon videoklipin e këngës “Gotat nalt”

Reperi i njohur, 2 Ton së fundmi ka publikuar një album të ri muzikor, që është i pari në karrierë.

Por, krahas kësaj disa prej projekteve të përfshira në album, reperi po i realizon edhe me videoklip.

Kështu ka vepruar edhe me këngën me titullin “Gotat nalt”, të cilën sot (e premte) e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: 2 Ton//Instagram

Teksti dhe melodia e projektit janë realizuar nga vet 2 Ton, ndërsa producent i këngës është Nego.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Puna për videoklipin iu besua ‘Bug Production’, teksa masterizimi nga Don Gima.

Ndërkohë, përveç kësaj reperi gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/