Ai është ndër rep-artistët shqiptar që për vite me radhë ka qëndruar aktiv me prurjet muzikore.
Bëhet fjalë për 2 Ton, i cili secilën herë me radhë mahnit admiruesit e muzikës së tij me këngë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri.
“M’kujtohesh” mban titullin hit i tij, që për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti Nego Aye.
Reperi zgjodhi që të ndajë disa sekuenca, derisa shihej duke u argëtuar në studio muzikore.
“Gota” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që deri më tani ka arritur 9.1 milionë klikime në platformën digjitale YouTube. /Telegrafi/