Telegrafi

2 Ton publikon “One Night”, këngën e tij të parë në gjuhën angleze (Video)

Reperi i njohur 2 Ton ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “One Night”.

Ndryshe nga gjithë të tjerët, ky është projekti i parë i reperit në gjuhën angleze.

Kënga dhe teksti janë punuar nga vet reperi, ndërsa ky projekt është pjesë e GMC Label në Kanada, vend në të cilin 2 Ton kishte jetuar para disa vitesh.

“One Night” është publikuar edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni kosovar XL Films.

Fakti që për herë të parë solli një këngë ndryshe dhe në gjuhën angleze, ndoshta kjo do të thotë që reperi ka një synim për karrierë ndërkombëtare, starti i së cilës duket të jetë i mirë. /Telegrafi/