Telegrafi

2 Ton publikon këngën “Tradhtare”, në bashkëpunim me Valo93

2 Ton dhe Valo93 (Foto: YouTube)

Viti 2020 si duhet ka qenë i bashkëpunimeve mes artistëve të ndryshëm të estradës shqiptare.

Në mesin e plot tyre, tashmë është bërë edhe dueti mes rep-artistit 2 Ton dhe Valo93

Dyshja këtë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke lajmëruar fansat se projekti muzikor tashmë është në të gjitha platformat digjitale.

Bëhet fjalë për këngën “Tradhtare”, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Ero, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar 2 Ton.

Me ngjyra verore, që të dy artistët janë parë me plot stil, ndërsa në klip shihet një veturë mjaft luksoze.

Sidoqoftë, fansat e kanë pritur mirë projektin e tyre, duka shpërndarë komente pozitive në postimet e tyre. /Telegrafi/