Reperi i njohur, 2 Ton ka sjellur këngën “Lule” të shoqëruar me videoklip.
Producent i projektit që është pjesë e albumit të ri të reperit nga Ferizaj “Passion” është Nego.
Për tekstin dhe melodinë u përkujdes vetë reperi, teksa mikzimi u bë nga Don Gima.
Ndërkohë, puna për videoklipin iu besua produksionit “N’Pik Creative”.
Ky projekt i radhës nga 2 Ton erdhi pak ditë pas atij që reperi solli në bashkëpunim me Negon dhe Tarton.
Theksojmë që reperi solli albumin e parë në karrierë në fund të muajit maj, në të cilin u përfshinë gjithsej 12 këngë. /Telegrafi/