Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton ka sjell një befasi të këndshme për fansat e tij të shumtë.
Duke njoftuar vetëm pak orë më herët, reperi sonte (e premte) ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Thirrjen tane” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.
Teksti dhe melodia u realizuan nga vet reperi, producent i këngës është Ero, ndërsa për videoklipin u kujdes Grandmedia.
Kujtojmë që 2 Ton ka qenë mjaft aktiv si me projekte ashtu edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore, kryesisht në diasporë.
Më poshtë kënga më e re e reperit bashkë me videoklip. /Telegrafi/