Reperi i njohur, 2 Ton, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Pik pik” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me Ghulon me producim nga Dardd.
Për vijën melodike po ashtu u përkujdes Arton Avdyli (emri i vërtetë).
Videoja ndryshe u realizua nga N’Pik Creative.
2 Ton këtë kohë ka qenë shumë aktiv me këngë të reja e gjithashtu edhe me koncerte.
Projektet e tij nga ana tjetër numërojnë miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/