Telegrafi

2 Ton publikon këngën e re “Nostalgji”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.

“Nostalgji” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtari me producim nga Dardd.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë është me plot ritëm, e realizuar pikërisht për stinën e verës, që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arton Avdylit (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti këtë vit ka qenë shumë i angazhuar në muzikë, pasi disa muaj më parë solli albumin “Passion” me disa këngë.

Në mesin e tyre pati edhe disa bashkëpunime me emra të njohur përfshirë artistët, Majk dhe Bllek. /Telegrafi/