Ai është ndër rep-artistët më të dashur për publikun shqiptar, i cili përkrahet në mënyrë të vazhdueshme.
Bëhet fjalë për 2 Ton, që për periudha të ndryshme kohore sjell projekte muzikore, përfshirë edhe bashkëpunime.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën më të re.
“Një familje” mban titullin hiti i radhës, për tekstin dhe melodinë e së cilës është përkujdesur vet artisti.
Për instrumentalin kësaj radhe është përkujdesur producenti Ero, kurse në klip ka punuar Melodi Studio.
Theksojmë se që në momentet e para të plasimit, “Një familje” është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/