2 Ton ka lansuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Hajt Shko” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Vijën melodike e ka bërë vetë reperi ferizajas me masterizim nga Don Gima.
Për videon u përkujdes ‘N’Pik Creative’, e që tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) gjatë këtij viti ka qenë një nga emrat më të angazhuar në muzikë.
Ai solli një sërë projektesh, ku nuk munguan as bashkëpunimet me emra të njohur.
Sa i përket koncerteve, ai ka qenë i pranishëm thuajse në çdo vend, pranë fansave e publikut. /Telegrafi/