Këngëtari nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dashni e jona” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe me videoklip.
Teksti dhe melodia është realizuar nga vet artisti me ‘beat’ nga Nego.
Ky i fundit vlen të ceket se është përkujdesur edhe për producimin e kësaj kënge.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë një nga emrat më të angazhuar këtë vit me prurje të reja.
Ai solli një album të ri dhe përveç kësaj ishte shumë i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/