Telegrafi

2 Ton publikon këngën e re “Ca Va”

Foto: 2 Ton/Instagram

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, e ka nisur verën me një projekt të ri muzikor.

“Ca Va” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe verore.

Muzka dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për ‘beat’-in janë kujdesur Genc Avdyli dhe Xon Oxa.

“Ca Va” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

2 Ton ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me prurje të shumta në muzikë si dhe koncerte gjithandej ku fansat shprehin interesim. /Telegrafi/