Rap-artisti i njohur shqiptar, 2 Ton, është në përgatitje të një albumi të ri.
Ai tashmë ka sjell dy këngë nga EP, “Trëndafil” dhe “Njo si ti”, të cilat ndodhen në platformën YouTube.
Producimi i këtyre projekteve është bërë nga Nego me tekst të shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ghulon.
Për vijën melodike është përkujdesur gjithashtu 2 Ton dhe Nego me masterizim të këtij të fundit.
Këto këngë besoj që do të priten mirë edhe nga fansat e tij e publiku pasi pati reagime të shumta që në fillim.
Nga ky EP do të ketë edhe të tjera projekte që do të lansohen ditëve në vijim.
2 Ton ndryshe ka të njëjtin stil muzikor që nga fillimi, por që numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/