Rap-artisti shqiptar, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të quajtur “Adrenalina”.
Kënga është ritmike dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale, me klip e paraqitje të veçantë të artistit.
Producimi është bërë nga Arlen, kurse për masterizimin u kujdes Don Gima.
Videoja u realizua nga produksioni i njohur nga Prizreni, XL Films.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të reperit 32-vjeçar.
I njëjti edhe këtë vit ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh që sollën miliona klikime.
Përveç projekteve, Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë aktiv edhe me koncerte e mbrëmje përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/